Aksidentohet autobusi me studentë në Sarandë (Foto)

Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës” në Sarandë.

Autobusi dyshohet se është përplasur me një veturë me targa greke, ku për pasojë janë lënduar shtatë persona.

Të dëmtuarit ndodheshin në automjetin me targë të huaj, konkretisht ka pësuar dëmtime drejtuesi i mjetit, dy bashkëshortë si dhe 4 fëmijët e tyre, për të cilët po punohet për gjeneralitetet përkatëse.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes, bashkë me shërbime të tjera mbështetëse në ndihmë të personave të lënduar, të cilët janë transportuar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës.

Autobusi ishte me studentë nga Tirana për ekskursion në Sarandë, aktualisht në kthim për Tiranë, brenda të cilit nuk ka asnjë person të lënduar.

Gjithashtu në këtë aks rruga është e lirë, ka filluar qarkullimi i automjeteve pa probleme. Policia po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit. /Panoama.al

Sarande-aksident

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit