3.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Prill, 2021

Aksioni i Policisë në disa komuna, aktakuza ndaj ish shefit të AKI-së për deportimin e gylenistëve dhe deklarata e Osmanit për LDK-në – top ngjarjet e javës që lamë pas

Javën e kaluar Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në disa komuna të vendit, ku ka arrestuar disa persona të dyshuar për keqpërdorime me subvencione në bujqësi.

Po javën që lamë pas Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave në lidhje me rastin e deportimit të gjashtë gylenistëve më 29 mars 2018.

Javën e fundit të shkurtit, po ashtu ka ndodhur rasti i rrahjes së djalit të Nenad Rashiqit dhe rrahja e gazetarit, Visar Duriqi.

12 të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara, me dyshimet për ryshfet në subvencionet bujqësore

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda javën e kaluar ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.

Pas aksionit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, Policia ka arrestuar 12 persona me dyshimet për ryshfet në subvencionet bujqësore dhe ka sekuestruar 400 mijë euro.

Lumezi në një konferencë për media bëri të ditur se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast për ryshfet në subvencionet bujqësore, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti etj.

Prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

“Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.

Ai më tej njoftoi se bëhet fjalë për 400 mijë euro të sekuestruara.

Një ditë më vonë, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe nëntë persona tjerë të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme.

Kësaj radhe, bëhet fjalë për persona që dyshohet se përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Rrahet djali i Nenad Rashiqit në Graçanicë

Djali i politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur javën që lamë pas derisa ai po dilte nga shkolla.

Nikolla Rashiq, djali i Nenad Rashiqit, është rrahur nga rreth 30 persona në fshatin Llapnasellë të Graçanicës derisa po dilte nga shkolla.

Ai ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, ku sipas babait të tij i janë thyer dhëmbë.

Policia ka arrestuar tetë persona të dyshuar për rrahjen e djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, e cila ka ndodhur sot rreth mesditës në Llapnasellë. Atyre i janë shqiptuar 30 ditë paraburgim.

Sulmohet fizikisht gazetari Visari Duriqi, dhëmbë dhe hundë të thyer

Javën e kaluar është sulmuar fizikisht gazetari Visar Duriqi, autor i emisionit “Indoks”.

Sulmi fizik ndaj tij është bërë nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.

Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij, ndërsa është bërë e ditur se Duriqi ka të thyer dhëmbë dhe hundën.

Në këtë kohë Duriqi kishte qenë duke u kthyer në banesë, pas pjesëmarrjes në debatin televiziv Politico, në Kanal 10.

Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar në Emergjencën e QKUK-së.

Aktakuzë ndaj ish-shefit të AKI-së Driton Gashi dhe dy të tjerëve për dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave në lidhje me rastin e deportimit të gjashtë gylenistëve më 29 mars 2018.

Siç kishte raporton portali Kallxo, aktakuza është ngritur ndaj ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi, Valon Krasniqit, drejtorit në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.

Në njoftimin e dhënë nga Prokuroria Speciale, aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve Driton Gashi, Valon Krasniqi, dhe Rrahman Sylejmani, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Prokuroria pretendon se se të pandehurit Gashi dhe Krasniqi, kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri Sylejmani, ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Në njoftim thuhet se kjo Prokurori në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të provave në shqyrtimin gjyqësor, të pandehurit të shpallën fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe të dënohen sipas ligjit.

Osmani përjashton mundësinë e kthimit në LDK: Ata kanë zgjedhur tjetër rrugë, mua rrugën ma përcaktuan qytetarët

Kandidatja për presidente nga lista e LVV-së, Vjosa Osmani, ka folur për raportet me LDK-në.

“Pas 14 shkurtit është një realitet i ri politik. Rreth 400 mijë qytetarë kanë votuar për bashkimin tonë politik dhe rreth 250 mijë qytetarë më kanë besuar mua që të zgjidhem presidente e vendit. Unë si presidente do të jem e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por nuk mund t’ua kthej shpinën qytetarëve që më mbështetën”, kishte thënë Osmani.

“Në asnjë rrethanë nuk devijojë nga ajo rrugë që e kanë përcaktuar 400 mijë votues. LDK ka zgjedhur rrugë tjetër ndërsa qytetarët kanë përcaktuar rrugën time. Nuk ka kthim mbrapa. Siç e kam dëshmuar në të kaluarën, edhe tash unë nuk e shkeli vullnetin qytetar”.

Osmani thotë se sot u pa që nuk ka pasur dorëheqje në LDK, por shton se më nuk do të përzihet në punët e brendshme të LDK-së.

“Janë çështje të tyre të brendshme sepse nuk me takon t’i komentojë si u.d e presidentes dhe si presidente e ardhshme. Është një rrugë komplet tjetër e trasuar tash”.

Osmani thotë se shumë njerëz nga LDK e kanë uruar pa dashur të zbulojë ndonjë emër. /Telegrafi/

Më Shumë

Nesër rifillon procesi mësimor

Pas një jave pushim pranveror, nesër fillon periudha e tretë e vitit shkollor. Por për shkak të pandemisë Covid-19 në klasat nga 6 deri...

Përfundon gjykimi në rastin e dy të akuzuarve për vjedhje në një shtëpi në Suharekë

Ka përfunduar gjykimi ndaj Arbisjon Kotorrit dhe Besim Gashit, të akuzuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje”. Në seancën e mbajtur të enjten,...

Vjedhje e rëndë në Rahovec

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zoqishtë të Rahovecit. Ankuesi ka raportuar në polici se i është vjedhur vetura e tipit VW Golf...

Në Prizren shpërndahen 380 pako ushqimore dhe higjienike për familjen në nevojë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten së bashku me konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydin dhe...

Pritja e lirisë, në lirinë e ardhur

Rreth romanit “Prishtina”, të shkrimtarit Mehmet Kraja Ballsor Hoxha Pritja, si zbulim i shoqërisë kosovare, është bosht i romanit “Prishtina” të Mehmet Krajës, edhe atëherë kur...

Rahoveci -Ylli në superderbin për kalim direkt në gjysmëfinale

Java e transmetimeve të Superligës së basketbollit kosovar në Artmotion dhe komplet sezoni i rregullt i ndeshjeve përmbyllet me duelet e sotme tejet interesante,...

Ronaldo publikon foto nga palestra, por e gjithë vëmendja shkon te Georgina për shkak të trupit të saj

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë aktiv në palestër përkundër se ka një super trup të ndërtuar, shkruan Insporti.com. Sulmuesi portugez po punon...

Rusia konfirmon prodhimin e vaksinës “Sputnik V” në Serbi

Fondi Rus për Investime Direkte (RFPI) ka njoftuar se në institutin “Torlak” në Beograd, ka nisur prodhimi i vaksinave për COVID-19, “Sputnik V”, shkruan...

Bahtiri viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari, Faruk Mujka, gjatë ditës së sotme ka vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat...

FOTO/ Dezinfektues dhe në namaz të ndarë, sërish në një Ramazan ndryshe

13 Prilli shënoi nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Miliona besimtarë në të gjithë botën, sot, i janë nënshtruar agjërimit. Por ky i këtij...

Totaj: Tre të arrestuarit për mashtrim janë të afërt me qeverisjen lokale në Prizren

"Haskuka e ka humbur edhe besimin e partisë së tij sepse e kemi një paralajmërim për një kandidat tjetër të VV-së për Prizren". Prokuroria Themelore...

Neymar konfirmon se do të rinovojë kontratën me PSG-n

Sulmuesi brazilian Neymar ka bërë të ditur se së shpejti do të rinovojë kontratën me skuadrën e Paris Saint-Germainit. Neymar ka thënë se po ndihet...

Bacë Adem Demaçi, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Mungesë e historisë apo histori e politizuar: Shqiptarët e kanë një problem me historinë, mungon vazhdimësia e historisë së shkruar...

E diela sjell dy ndeshje derbi në Superligë

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e fundit (28) në Superligën e Kosovës në basketboll, që ishte një nga më interesantet dhe më të...

Sot mot me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë parashihet të ketë reshje shiu ndërsa në viset malore kushte për reshje bore. Temperaturat minimale...

17 viktima dhe 599 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 17 viktima si pasojë e virusit COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 599...

Lajmet e Fundit