13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Astronautja që mposhti kancerin do jetë personi më i ri që do udhëtojë në hapësirë

Hayley Arceneaux, një 29-vjeçare e cila ka fituar beteja që në moshë të vogël, kur i mbijetoi kancerit të kockave mund të bëhet personi më i ri në histori, që fluturon në hapësirë.

“Fakti që mora këtë thirrje për të udhëtuar në hapësirë, ishte komplet e papritur. Mendoj se kjo është e bukura e jetës, që disa herë ajo të bën surpriza të tilla”, tha Hayley Arceneaux, asistente mjekësore

Hayley arriti të punësohej si asistente mjekësore dy vjet më parë në Spitalin Kërkimor të Fëmijëve “Seint Xhud” në Memfis, i njëjti spital për fëmijë ku u kurua dhe arriti të mposhte kancerin e kockave në moshën 10 vjeçare.

Në fund të vitit, Hayley do të bëhet amerikania më e re dhe e para me protezë që udhëton në hapësirë.

“Shpresoj shumë që të frymëzoj fëmijët që të ëndërrojnë, që ata mund të bëjnë gjithçka. Po flisja me një vajzë të vogël në spital dhe po me tregonte se sa e mërzitur ishte që nuk mund të vraponte apo të kërcente. Dhe i thashë që: “As unë nuk mund të vrapoj apo të kërcej pasi kam një protezë në këmbë, por kjo nuk më ndalon të shkoj në hapësirë. Ky mision i hap rrugën udhëtimeve hapësinore për këdo dhe besoj se në vetvete, do të motivojë njerëzit dhe ti japë shpresë”, tha ajo.

Në drejtim të misionit do të jetë Jared Isaacman, pilot 38-vjeçar dhe miliarder i teknologjisë i cili në janar njoftoi se kishte blerë fluturimin nga SpaceX dhe se ai do të dhuronte tre vendet e tjera në bord të anijes hapësinore për anëtarët e publikut me qëllim, mbledhjen e 200 milion dollarëve në favor të spitalit Seint Jude.

Para Hayley, amerikania më e re që ka fluturuar në hapësirë ka qenë Sally Ride, në vitin 1983, e cila është edhe astronautja e parë femër në historinë e NASA-s.

Më Shumë

MKRS ndan Çmimet Vjetore për Teatër

Në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Pallatin e Rinisë në Ditën Botërore të Teatrit u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore...

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Dhimbja

Lajmet e Fundit