Aktakuzë për shokët e Lavdrim Muhaxherit

arrestimi 2Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj ndaj shtatë personave që gjatë vitit të kaluar ishin arrestuar nën dyshimin për kryerjen e disa veprave penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Prokuroria ka gjetur fakte se Ilir Berisha, Sadat Topojani, Burim Ballazhi, Liridon Kabashi dhe Ilir Krraba, kanë marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që paraprakisht janë dakorduar që të shkojnë në luftë në Siri dhe t’i bashkohen grupit të shqiptarëve që kanë luftuar në anën e organizatës terroriste ISIS.

Ndërkaq, dhe Jetmir Kyqyku, akuzohen se u ka bërë thirrje personave të tjerë për të kryer, ose për të marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste, të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist dhe të sigurojnë fonde dhe burime materiale…

Më Shumë

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit