Për verifikimin e kategorive të dala nga lufta, 1550 ankesa

UCk-marshPas publikimit të listave fillestare të verifikuara nga zonat operative të UÇK-së, Karadakut, Llapit dhe Nerodimes, Komisioni qeveritar për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së është përballur me ankesa të shumta.

Udhëheqësi i sekretariatit të këtij Komisioni, Faik Fazliu ka thënë për ‘Epokën e re’ se deri tani mbi 1500 individë janë ankuar në këtë komision, duke pretenduar se u është bërë e padrejtë në këtë proces.

“Në mbledhjen që e patëm të hënën, komisioni qendror e ka miratuar rregulloren e punës së brendshme me të cilën do të shqyrtohen të gjitha ankesat. Është formuar një komision i ankesave, i cili në bashkëpunim me të gjithë përgjegjësit e zonave, do t’i rekomandojë komisionit qendror ndryshimet eventuale të listave, pas shqyrtimit të të gjitha ankesave”, ka thënë Fazliu.

Ai ka deklaruar se në këtë proces askujt nuk do t’i hyhet në hak, duke shtuar se komisioni do t’i marrë parasysh të gjitha faktet.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Suharekë, vazhdon shkyçja për konsumatorët me dy ose më shumë fatura të papaguara

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., Njësia e Suharekës, ka njoftuar se aksioni për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit do të vazhdojë ndaj konsumatorëve që kanë...

Lajmet e Fundit