16.4 C
Prizren
E enjte, 29 Maj, 2025

Aktakuzë për tentim vrasje në Prizren, konflikti nisi pas një aksidenti në komunikacion

Prokuroria Themelore në Prizren të mërkurën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale të tentim vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Rasti sipas Prokurorisë ka ndodhur në prill të këtij viti, pas një aksidenti në komunikacion.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.K., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 18.04.2025 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Marketing

Sipas aktakuzës, “me datë 18.04.2025, rreth orës 21:00, në Prizren, në rrugën “Xhevat Berisha”, i pandehuri S.K., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, me dashje tenton të privoj nga jeta të dëmtuarin N.B., në atë mënyrë që pas një aksidenti që ka ndodhur me automjete dhe pas një fjalosje të shkurtër lidhur me aksidentin, i pandehuri e nxjerrë një brisk me hapje e llojit “Boker”, me gjatësi tehu 9.5 cm, dhe e godet dy herë të dëmtuarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore, plagë prerëse dhe shpuese, të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë dhe të mprehtë”.

“Me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka theksuar se “i pandehuri, posedon armën e ftohtë – briskun me hapje “Boker”, me gjatësi tehu 9.5 cm, pa leje valide, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi posedimin e armëve të ftohta”.

“Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Prokurori i çështjes, sipas njoftimit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, “i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”.

 

 

 

Më Shumë

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Quni: Edhe mua më kanë kontaktuar zyrtarë e ndërmjetës të LVV-së

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se zyrtarë të LVV-së dhe ndërmjetës të kësaj partie, po i kontaktojnë deputetët e LDK-së. Quni tha se...

Kukuvajka

Lajmet e Fundit