12.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Aktivistet e PDK-së e duan rektorin e tyre, protestojnë kinse për depolitizim të UPZ-së(Foto)

Dhjetëra aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës që janë pjesë e Parlamentit Studentor të Universitetit të Prizrenit, kanë protestuar gjatë ditës së djeshme në oborrin e këtij universitetit kundër zgjedhjes së Ismet Temajt, ushtrues detyre të rektorit.

Ky grup studentësh që për synim thonë ta kenë depolitizimin e UPZ-së, kanë kërkuar edhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të këtij universiteti, me arsyetimin se kanë bërë keqpërdorim të financave.

Ata po ashtu kanë kërkuar të kenë edhe bursa dinjitoze.Kryetari i Parlamentit Studentor Arianit Berisha, i cili mbajti fjalim para protestuesve ka kërkuar masa urgjente nga MASHT-i. Ky i fundit është parë edhe në aktivitete të PDK-së, si aktivist i partisë, shkruan Gazeta Blic.

.

Fotografi e publikuar në Facebook
Fotografi e publikuar në Facebook

Por se janë të ndikuar nga ish-menaxhmenti i kaluar i UPZ-së këtë e ka pohuar edhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në një intervistë për “Gazeta Blic”.

“Ne duhet ta shqyrtojmë gjendjen, nëse ne gjejmë që fajëtor është këshilli drejtues i emëruar nga Ministria e Arsimit nuk është problem për të zgjedhur këtë problematikë, por unë konsideroj që është një problematikë më e zgjëruar dhe problem duhet të zgjidhet Brenda universitetit. Une konsideroj që problemi është duke u shkaktuar nga ish-menaxhmenti i Universitetit të Prizrenit, të cilët po dëshirojnë të mos lejojnë ndryshimin”, u shpreh ai.

Më Shumë

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik. Sipas...

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit

Ka dështuar përsëri konstituimi i Kuvendit të Kosovës edhe në tentimin e 15-të. Sikurse në disa nga seancat e fundit, edhe në këtë Lëvizja Vetëvendosje...

Lajmet e Fundit