9 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

Akullorja u mungoi italianëve më shumë se gjithçka…

Ja ku vjen edhe akullorja e së ardhmes! Ajo shërbehet me gypa të gjatë prej plastike përmes një vrime në barrierën e pleksiglasit. Nga ana tjetër e tubave, Paolo Costantini ka veshur helmetën mbrojtëse, dorezat plastike dhe maskën.

“Harrojeni sesi ka qenë më parë, para koronavirusit. Na duhet ta rikrijojmë plotësisht, zanatin tonë” – thotë pastiçeri, specialist për akulloret.

Blerësit kanë matur temperaturën nëpërmjet skanerit termik në derë, ndërsa shiritat e zinj e të verdhë në dysheme, tregojnë distancën e kërkuar që duhet të mbajnë nga të tjerët.

Italia është krenare për traditën e saj të akullores.

Në kohë normale, sapo ngrohet moti, njerëzit grumbullohen në këto dyqane. Por, në ditët e sotme, me të gjitha mjetet mbrojtëse, kjo traditë ka filluar t’i ngjajë më shumë një vizite në spital.

“Po përpiqemi të mbrojmë sa më shumë, stafin dhe klientët tanë” – thotë Costantini.

Duke filluar nga sot, italianët kanë rifituar disa liri. Tani, ata mund të dalin shëtitje ose të stërviten jashtë, teksa janë rihapur restorantet dhe dyqanet e akulloreve.

Po ashtu edhe kafeja në bare është pjesë e rëndësishme e gastronomisë italiane, sa edhe një akullore e mirë. Por, gjithashtu, njerëzit duhet të heqin dorë edhe nga ky zakon, përkohësisht.

Vetëm nga muaji qershor, do të mundësohet çelja e kafeneve.

Gastronomia është gjaku i jetës italiane.

Më Shumë

Proces i qetë zgjedhor në Prizren, Bytyqi: Deri tani s’është raportuar për incidente

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, në një intervistë me gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, foli rreth procesit zgjedhor në...

Shaqir Totaj konfirmon pesë drejtori për LDK-në në qeverisjen e ardhshme të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kësaj partie...

Lajmet e Fundit