7.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Al Sadd demanton raportet se Xavi do jetë trajneri i ri i Barcelonës

Xavi është “plotësisht i fokusuar” në punën e tij si trajner i Al Sadd, pavarësisht se ai është i lidhur me postin e lirë të menaxherit të Barcelonës.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha se është në kontakt me ish-mesfushorin 41-vjeçar të Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koeman të mërkurën.

Koeman u shkarkua pas humbjes 1-0 nga Rayo Vallecano.

Por Al Sadd e demantoi deklaratën e Laporta përmes një postimi në Tëitter.

“Xavi ka një kontratë dy vjeçare dhe është plotësisht i fokusuar në ndeshjet e ardhshme të ekipit”, shkruan ekipi në faqen e tyre zyrtare.

Xavi është favorit për të zëvendësuar Koeman-in dhe Laporta tha se “Gjithmonë kam thënë se një ditë Xavi do të jetë trajneri kryesor i Barcelonës, por nuk e di se kur”.

“Ne kemi referenca të shkëlqyera për Xavi në Al Sadd. Të gjitha raportet tona për Xavi janë pozitive. Mund të flasim shumë për Xavi, por nuk mund t’ju jap më shumë detaje. Ai është në të gjitha gazetat, por ne kemi edhe opsione të tjera”.

 

Duke folur në një konferencë për shtyp të premten, Laporta u pyet nëse ai priti shumë për të marrë një vendim për të ardhmen e holandezit Koeman.

“Ndoshta, po,” tha ai. “Duke parë prapa, është e lehtë të analizohet, ne menduam se Koeman meritonte besimin për të rikuperuar disa lojtarë të lënduar dhe kjo ishte një mënyrë për të motivuar trajnerin”.

“Kam kërkuar për disa rezultate pozitive. Ndoshta duhet të merrnim një vendim më herët, unë marr përgjegjësitë e këtij vendimi”, përfundoi Laporta.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Malishevë: Shkel urdhrin mbrojtës dhe kanos bashkëshorten në market

Një grua nga Malisheva ka njoftuar policinë se është kanosur nga bashkëshorti i saj në një market, edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës. Policia...

Hape dritaren e jetës

Sahit F. Osmani  O njeri, a mund të jesh i lumtur Me ndjenja të pakta, në kokë e në shpirt Nga të mbajturit e pushtetit Aftêsisë tënde prej...

Lajmet e Fundit