Alarm për Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar se Asociacioni i Komunave Serbe është ndër temat më të vështira gjatë bisedimeve në Bruksel me palën serbe, madje duke paralajmëruar se mund të ketë edhe kompromise për këtë çështje.

Deklaratat e tilla të shefit të ekzekutivit janë përcjellë me reagime të ashpra nga opozita në Kuvendin e Kosovës, të cilët kanë thënë se partitë e koalicionit qeverisës janë një hap drejt krijimit të një entiteti autonom serb brenda Kosovës.

“Kryeministri duhet ta ketë të qartë që ndarja e Kosovës përmes ‘Zajednicës’ është e papranueshme”, ka deklaruar kreu i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri.

Sipas përfaqësuesve të opozitës çdo zgjidhje, e cila pa marrë parasysh formën, do të krijonte në realitet prej asimetri pushtetesh, do të jetë e dëmshme për Kosovën, sepse do të prodhohej një sistem jofunksional dhe joperspektiv…/zeri/

Më Shumë

KBF Bashkimi zyrtarizon Nyla Jean

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistes Nyla Jean për sezonin e ri. “Mirë se vjen, Nyla Jean!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Lajmet e Fundit