Albena Reshitaj: Së pari të vaksinohen qytetarët, pastaj unë

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj ka treguar se si deputete ka vendosur që të mos vaksinohet para qytetarëve edhe pse punon në sektorin shëndetësor.

“Ne e dimë që personeli shëndetësor ka filluar të vaksinohet, por unë nuk e kam marrë, sepse fillimisht dua të iu jap mundësi qytetarëve të vendit”, ka deklaruar ajo.

Reshitaj tutje ka thënë se vaksinat nuk duhet të paragjykohen nga lloji i tyre sepse të gjtha janë për mbrojtje dhe për krijim të imunitetit.

“Duhet që sa më shpejtë qytetarët të vaksinohen meqenëse edhe paratë për to janë ndarë, vetëm se duhet më pak zhurmë politike dhe më shumë punë’’, tha ajo në RTV21.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit