7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Alberto, mungon ndaj Interit

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto do të mungojë për kryeqytetasit në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Interit, transmeton zeri.info

Ndeshja e fundit mes Lazios dhe Interit pritet të jetë vendimtare për kualifikimin në Ligë të Kampionëve.

Por, për këtë ndeshje mund të kthehet sulmuesi Ciro Immobile.

“Luis Alberto dëshiron që të provojë dhe të luajë në ndeshjen e fundit ndaj Interit, por të dhënat nuk duken të favorshme. Por, ne do të vazhdojmë të monitorojmë gjendjen e tij”, deklaroi doktori i Lazios.

“Marco Parolo dhe Ciro Immobile gjithashtu kanë qenë pjesë e testeve mjekësore dhe situata e tyre është duke shkuar mirë. Do t’i bëjmë edhe disa teste finale dhe ne shpresojmë që ata të jenë të gatshëm për ndeshjen e fundit të edicionit. Të dy lojtarët janë duke ndjekur programe të personalizuara”, shtoi ai.

Më Shumë

“Zëri që nuk u dëgjua kurrë” promovohet në Prizren

Në Bibliotekën e Qytetit në Prizren është promovuar libri “Zëri që nuk u dëgjua kurrë” i autores Medina Ramaj-Leka, një vepër e ndjerë dhe...

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Lajmet e Fundit