9.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Albin Kurti përkujton Tahir Sinanin: Ishte brumosur me atdhetarizëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se tetë vjet më parë, më 29 korrik të vitit 2001, në Malësinë e Gostivarit ra heroikisht komandanti nga Tropoja, pjesëmarrës i tre luftërave të çlirimtare, Tahir Sinani.

Kurti ka thënë se Sinani ishte ushtar i UÇK-së në luftën e Kosovës, i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, dhe i UÇPMB-së në Luginë, njofton Klan Kosova.

“Tahir Sinani ishte brumosur me atdhetarizëm, në familjen e bashkësinë ku jetoi, e më pas edhe gjatë shkollimit ushtarak e gjatë përvojës jetësore në Ushtrinë e Shqipërisë. Gjatë gjithë jetës ai mbajti pranë zemrës synimet e kamotshme e të drejta për çlirim e bashkim të shqiptarëve”.

“Para luftës ai ishte i emëruar si instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit të Bajram Currit. E në vjeshtë të vitit 1998, kur thirri detyra e shenjtë, së bashku me ushtarakë e qytetarë të tjerë nga Shqipëria ata iu bashkuan fronteve të luftës në Kosovë. Më pas me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së atij iu dha detyra e instruktorit të Stërvitjeve dhe ajo e komandimit të Njësisë Speciale ‘Arbëria’”.

“Tahir Sinani ishte komandant i gjashtë brigadave të Zonës Operative të Pashtrikut dhe e ndihmoi operacionin “Shigjeta”. Po ashtu ai organizoi edhe një mori aksionesh të suksesshme të UÇK-së dhe minoi terrene të shumta duke i shkaktuar dëme të jashtëzakonshme forcave serbe”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

klankosova.tv

 

Më Shumë

Bashkimi fiton dramën në Prizren, merr epërsinë në gjysmëfinale ndaj Borës

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-off”-it të ProCredit Superligës, duke mposhtur Borës me rezultat të ngushtë 73:70 në palestrën...

Suhareka Boys fitues në Alley Oop-in e radhës

Gara e radhës në Alley Oop është mbajtur të dielën në Suharekë. Në këtë garë shumë interesante kanë marrë pjesë shtatë ekipe, duke dhuruar spektakël...

Lajmet e Fundit