8.5 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Albulena Balaj: As LDK-ja dhe as Vetëvendosja nuk mund ta marrin presidentin pa ne

Albulena Balaj, nga Nisma Socialdemokrate, e cila do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës si deputete e kësaj partie, ka kritikuar Vetëvendosjen për qasjen e saj “kryeneçe” në arritjen e marrëveshjes për koalicion.

Në një përgjigje për “Zërin” Balaj është shprehur se me këto lloje sjelljesh vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje. “LVV-ja nuk është mësuar asnjëherë të japë, vetëm të marrë.

Çdo marrëveshje ka në vete kërkesa nga dy palët, prandaj nuk duhet shikuar gjithmonë vetja, por edhe pala tjetër, nëse normalisht do marrëveshje. Nëse nuk do marrëveshje, atëherë fillon e lufton për diçka që nuk ekziston fare. LVV-ja nuk është e gatshme të marrë përgjegjësi, prandaj po krijon situata të reja, të cilat po na dërgojnë drejt zgjedhjeve”, ka deklaruar ajo.

Përpjekjet mes LDK-së e LVV-së për të marrë presidentin Balaj i ka krahasuar me veprën satirike të Miguel de Cervantesit “Don Kishoti”, ku heroi i veprës në mënyrë imagjinare mundohet t’i arrijë qëllimet e tij. Sipas saj, posedimi i kësaj pozite nga këto parti mund të konsiderohet joreal, sepse nuk do të arrihet pa miratimin ose pa kuorumin e opozitës së ardhshme.

“Në këtë rast duket se LVV-ja dhe LDK-ja po luftojnë për një pozitë, të cilën as njëra e as tjetra nuk do të mundë ta arrijnë pa disa vota shtesë të opozitës së ardhshme ose nëse jo vota, së paku pa prezencën e tyre.

Kështu e kanë bërë një botë imagjinare Don Kishotët e po hapin fronte për diçka që nuk mund ta kenë. Presidentin nuk mund ta ketë as njëra e as tjetra pa ne, prandaj mosmarrëveshja e tyre rreth presidentit është diçka që e kanë krijuar për qëllime tjera”.

Më Shumë

Prizreni dhe Shqipëria drejt bashkëpunimit në bujqësi: Drejtori Kadriaj e fton ministrin Salla për vizitë zyrtare

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, po përfaqëson Komunën në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë”, i...

Gjashtë nxënës nga Suhareka në Finalen e Olimpiadës Botërore të Matematikës në Frankfurt

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se ekipi i matematikës nga kjo komunë është nisur drejt Gjermanisë për ta përfaqësuar Kosovën...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit