11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ali Ahmeti: BDI është unike, sqaruam hatërmbetjet

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti edhe njëherë u dëshmua si lider i pakontestueshëm i një partie politike, i cili me fuqinë dhe me urtësinë e tij politike mblodhi kryesinë qëndrore në Reçicë të Vogël, ku inkurajoi unitetin dhe tejkalimin e dallimeve mes pjesëtarëve të kryesisë për përgatitjen ndaj sfidave të reja.

Në këtë mbledhje maratonike janë diskutuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me BDI-në si dhe për situatën aktuale politike, regjistrimin e popullsisë dhe zgjedhjet lokale.

Drejtuar gazetarëve lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka thënë se qëllimi i mbledhjes ka qene që opinioni ta shohë drejtëpërsëdrejti që BDI është dhe do të jetë më unik, dhe më mire i organizuar, përcjell TetovaSot.

“Janë biseduar të gjitha çështjet, opinioni është i interesuar, edhe pse ka pasur disa informacione, nga më të ndryshmet, në mungesë të takimeve, në mungesë të sqarimeve, që të gjitha gjërat janë sqaruar dhe i siguroj të gjithë votuesit e BDI-së, të gjithë shqiptarët, edhe ata që s’e kanë votuar Bashkimin Demokratik për Integrim, sepse BDI është forcë mirë e organizuar, mbartë përgjegjësi për 20 vite me radhë në këtë shtet, për procese të rëndësishme. Është aktor në gjithë këto zhvillime, në gjithë këto ngjarje dhe kemi obligim moral e kombëtar që ta sigurojë votuesin tanë, që tësigurojë antarësinë e BDI-së, që vërtet jemi unik, u tejkaluan dallimet, nuk ka mbetur asgjë pa u sqaruar deri në atomin e fundit. Sepse para nesh ka tanimë detyra të rëndësishme. Vijnë zgjedhjet lokale, është regjistrimi i popullit, për të cilin duam të jemi pjesë e kontributit sepse regjistrimin e bëjnë organet kompetente të shtetit”, ka deklaruar Ahmeti.

I pyetur se çfarë u kërkua nga grupi që ka mendime ndryshe, Ahmeti tha se nuk ka pasur pika që nuk takoheshin dhe se ka mundur të ketë hatërmbetje apo mosinformim të duhur.

“Të gjitha gjërat janë parimisht të sqaruara dhe e gjithë puna është në binar të duhur për të marrë mbi shpatulla përgjegjësi të reja për të çuar punët përpara. Dhashtë Zoti që të kemi vaksinat, që të mund të funskionojmë normalisht edhe si parti politike edhe si institucione shtetërore por edhe si qytetarë“, ka thënë më tej Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se nuk është biseduar për dorëheqje por është biseduar për parime, strategji dhe program.

“Normalisht që duhet të japim llogari, dhe kurrën e kurrës nuk kam kërkuar që të mbyllet zëri, mendimi ndryshe, dhe përherë kam qenë ithtar dhe kam inkurajuar që gjërat të bëhen hapur, që mundësia t’u jepet çdokujt për të treguar dhe për të sqaruar punën që e bëjnë“ ka thënë Ahmeti.

Lideri i BDI-së ka folur edhe për protestat e së premtes për rastin “Monstra”, ku ka kërkuar që këto protesta mos të keqpërdoren.

“E mira është që mos të keqpërdoren hallexhinjtë, të mos keqpërdoren njerëzit në vështirësi, ne kemi patur lidhje dhe komunikim direkt me gjithë këta njerëz që kanë halle dhe probleme. Jemi përpiqur që t’i vëmë në kontakt me të gjitha institucionet ndërkombëtare. Për të gjitha këto gjëra ne kemi kërkuar dhe ekspertizë ndërkombëtare edhe monitorim të drejtpërsëdrejt ndërkombëtar“ është shprehur Ahmeti.

Më Shumë

Zbulohet emri i vajzës së Luizit dhe Kiarës, ja detaji që nuk u shpëtoi fansave

Luizi dhe Kiara do të bëhen prindër për herë të parë. Moderatorja është në ditët e fundit të shtatzanisë, ndërsa ditën e djeshme çifti...

“Pata bashkëbisedim të ngrohtë”, Abidixhiku viziton fshatin Bellanicë të Malishevës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, vizitoi fshatin Bellanicë të Malishevës, ku u prit në shtepinë e familjes Kafexholli. Në një postim...

Lajmet e Fundit