-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Alishani ngre akuza për përplasje në kabinetin e Totajt, Lamaj i hedh poshtë

Asambleistja e Vetëvendosjes në Kuvendi Komunal Prizren, Dafina Alishani po pretendon për një përleshje fizike mes shefit të kabinetit të kryetarit të Shaqir Totajt, Nehat Elshanit dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Çelë Lamajt.

Dyshimet janë që Elshani e ka goditur me grushte Lamajn.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, Alishani ka alarmuar për sulmet që po ndodhin ndaj personelit zyrtarë të komunës nga shefi i kabinetit të kryetarit të Prizrenit.

Sipas saj, kryetari Totaj po frikësohet të marrë masa ndaj shefit të kabinetit të tij, raporton IndeksOnline.

“Shaqir Totaj ka heshtur kur është kërcënuar zyrtarja në urbanizëm nga shefi i kabinetit.

Përsëri po hesht pas konfliktit të shefit të kabinetit të tij (Nehat Elshani) dhe drejtorit të Shërbimeve Publike (Çelë Lamaj). Bile ky rast i dytë nuk qenka vetëm konflikt verbal, por edhe fizik! Shaqir TUTAJ, mos u TUT”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka akuzuar Totaj që është shndërruar në një kryetar ‘kukull’, pasi sipas saj, nuk po arrin me e mbrojtë ekzekutivin e tij nga sulmet që po vijnë shefi i kabinetit.

“Nëse nuk je në gjendje me e mbrojtë ekzekutivin tënd nga belaja e shefit tënd atëherë je vetëm një kryetar kukull asgjë më shumë.  Institucionet duhet të merren me këtë qeverisje që kur nuk realizohen interesat personale të tyre, kërcënojnë, sulmojnë, frikësojnë shërbyes civil dhe staf politik”, ka shkruar Alishani.

Këto pretendime i ka hedhur poshtë, drejtori i shërbimeve Publike, Çelë Lamaj. Ai në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se ndodhet jashtë vendit dhe nuk ka pasur asnjë përleshje fizike me Nehat Elashanin.

“Nuk është e vërtetë që ka pasur as përleshje verbale e as fizike. Unë ndodhëm jashtë shtetit dhe pretendimet e tilla janë të pavërteta”, ka thënë Lamaj.

Ai ka thënë se në PDK nuk do të ndodhin kurrë këto përledhje, edhe pse sipas tij, të tjerët i dëshirojnë ato. /IndeksOnline

Më Shumë

FC Prizreni shpallet “Klubi i Dalluar i Vitit 2025”

FC Prizreni është vlerësuar me çmimin “Klubi i dalluar i vitit 2025” në ceremoninë “Laureatët 2025”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport...

Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave

Nga Ben Blushi Gjatë bisedës që pata në Korcë për promovimin e romanit Jam Musliman fola edhe për karakterin shumë mashkullor të feve. Të gjjtha fetë...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit