19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Ambasada Amerikane apel Kuvendit: Miratojeni Gjykatën

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasada e SHBA-ve në Prishtinë lëshoi sot ka lëshuar një deklaratë për media, në lidhje me zhvillimet e fundit në vend , e kryesisht rreth tentativave për ta kaluar në Kuvendin e Kosovës një Gjykatë Speciale që do të merrej me pohimet e Dick Martyt

Lexojeni të plotë deklaratë:

“Ambasada e SHBA-ve është e inkurajuar nga aprovimi i sotëm nga ana e Qeverisë së Kosovës i ligjit për ratifikimin e Shkëmbimit të Letrave mes Presidentes Jahjaga dhe Baroneshës Ashton. Ky vendim qartësisht i vë interesat afatgjata të Kosovës para shqetësimeve politike afatshkurtëra”.

“Ne tash apelojmë në anëtarët e Kuvendit të Kosovës që të mbajnë këtë momentum duke miratuar krijimin e një gjykate të Kosovës për t’u marrë me pohimet serioze nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2010. Bota është duke shikuar për të parë a është Kosova e përkushtuar për një proces juridik që me paanshmëri mund ti zgjidhë këto pohime përfundimisht”.

“Për të ecur përpara Kosova duhet të merret me këto pohime. Dështimi për të krijuar këtë gjykatë do t’i detyrojë trupat tjera ndërkombëtare që të merren me këto pohime. Kjo do t’i bëjë dëm të pamatshëm imazhit të Kosovës dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Anëtarët e Kuvendit do t’i shërbejnë më së miri interesave të Kosovës duke qenë të përkushtuar për një proces juridik kredibil juridik që është i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare”.

“Ambasada e kupton se kjo është një çështje e ndjeshme për Kosovën. Sidoqoftë, ky është një hetim që përqëndrohet në individët dhe nuk është gjykim kundër përpjekjeve kolektive të Kosovës për çlirim. Krijimi i kësaj gjykate është opcioni më i mirë për mbylljen e këtij kapitulli të historisë së Kosovës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të qëndrojnë pranë Kosovës gjersa ajo vazhdon të ecë përpara me këtë detyrë thelbësore”.

Më Shumë

Qytetarët e Prizrenit diskutojnë prioritetet për buxhetin e vitit 2025

Nën përkujdesjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), sot në sallën e Kuvendit Komunal të Prizrenit u mbajt një dëgjim publik me qytetarët,...

“Avonet” shpreh dyshimin se Komuna e Prizrenit ka shkelur ligjin në aktivitetin e prokurimit për ndriçimin publik

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” ka shprehur dyshimin se Komuna e Prizrenit ka shkelur dispozitat e Ligjit për prokurimin publik në tenderin për instalimin dhe...

Lajmet e Fundit