14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Amerikani i kaloi gati 40 vite në burg për vrasjen që nuk e kreu, analiza e AND-së tani e dëshmoi se është i pafajshëm

Një burrë që në Shtetet e Bashkuara i kaloi gati 40 vite në burg për vrasjen që nuk e kreu, është liruar pasi që rezultatet e analizës së ADN-së dëshmuan se është i pafajshëm.

Maurice Hasting, 69-vjeç, i kaloi më shumë se 38 vite në një burg në Kaliforni për vrasjen e Robert Wydermyer dhe dy tentimvrasjeve në vitin 1983, transmeton Telegrafi.

Prokurori i Qarkuat të Los Angelesit, George Gascon, njoftoi të premten se dënimi për vrasjen e vitit 1988 është hedhur poshtë dhe se Hasting është liruar nga burgu.

“Ajo çfarë i ka ndodhur zotëri Hastingut është një padrejtësi e tmerrshme. Sistemi i drejtësisë nuk është i përsosur dhe kur mësojmë për prova të reja që na bëjmë të humbim besimin në vendimet e marra, është detyrë e jonë të veprojmë shpejt”, shtoi Gascon.

Hasting, që gjithmonë pretendonte se është i pafajshëm, në një konferencë për media ka thënë se do të kënaqet gjatë këtyre viteve të jetës që i kanë mbetur.

“Nuk do ta drejtojë gishtin kah dikush. Nuk po qëndrojë këtu pranë jush si një njeri i mbushur me mllef” shtoi Hastinigs i cili qysh në vitin 2000 kishte kërkuar të bëhen analizat e ADN-së për ta dëshmuar pafajësinë, por kërkesa e tij fillimisht ishte refuzuar.

Në qershor, provat e ADN-së nga vrasja e vitit 1983, përputheshin me burrin që vdiq në vitin 2020, ndërsa ishte në burg për një rast rrëmbimi dhe përdhunimi, është thënë nga zyra e prokurorit të qarkut. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizren, e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit

Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet XH.V., ka dhënë një shembull të shkëlqyer të ndershmërisë, duke dorëzuar një kuletë të gjetur në...

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit