34.3 C
Prizren
E enjte, 21 Gusht, 2025

Analistët: Presidentja të reagojë sa më shpejt

Atifete jahjagaAnalistët politikë kërkojnë nga Presidentja Atifete Jahjaga, që sa më shpejt të reagojë ndaj ngërçit politik. Nëse Presidentja nuk i takon liderët shpejt, ata druajnë se hendeku i krijuar mund të thellohet.

Analisti Naim Rashiti thotë për “Epoka e Re” se Jahjaga s’është dashur të rrijë anash zhvillimeve politike që janë krijuar pas

“Ky është një test i vërtetë dhe presidentja këtë herë duhet të dëshmojë se e luan rolin e saj, të cilin aktualisht nuk është duke e bërë. Çuditërisht, ka mbetur shumë anash karshi këtyre zhvillimeve”, deklaroi Rashiti.

Analisti tjetër, Shpend Kursani, thotë se Presidentja s’e ka luajtur rolin e saj karshi situatës politike në vend.

Përkundrazi, thotë ai, Jahjaga ka qëndruar anash sikur këto zhvillime të ndodheshin në Nepal, e jo në Kosovë.

“Presidentja nuk i ka përdorur kompetencat që i ka, sepse ka mundur të bëjë shumë më shumë. Por, ajo ka zgjedhur që më shumë të jetë një vëzhguese e largët e situatës që po ndodh në vendin që e udhëheq. Ajo ka qëndruar thuajse këto zgjedhje dhe zhvillimet pas tyre kanë ndodhur diku në Nepal e jo në Kosovë. Do të thotë se, ajo e ka vëzhguar këtë situatë nga kjo distancë dhe mendoj se ka bërë gabim”, deklaroi Kursani.

Liderët e Bllokut dje deklaruan se janë të gatshëm që t’i përgjigjen një ftese të mundshme të Presidentes. Por, Atifete Jahjaga duket se nuk e ka në mendje njëherë për njëherë që të thërras liderët në një takim të përbashkët.

Arbër Vllahiu, Zëdhënës i saj, thotë se Presidentja mund ta luajë rolin e lehtësues në diskutimet me forcat politike, në rast të rrezikimit të proceseve demokratike. Por, rikujton se deputetët duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen brenda Kuvendit.

“Roli i presidentes Jahjaga nuk është në imponimin e zgjidhjeve për Kuvendin, as në ndërhyrjen institucionale ndaj një institucioni tjetër. Mbi të gjitha, nuk është në përcaktimin e detyrave për deputetët e Kuvendit të Kosovës. Deklarimet e deritashme të presidentes dëshmojnë përgjegjshmërinë e saj në situatën e krijuar, angazhimin e saj (edhe nëpërmjet deklarimeve publike) për funksionimin demokratik të institucioneve dhe për rolin e saj kushtetues si faktor i unitetit të popullit”, është shprehur Vllahiu.

Më Shumë

Ngriten 10 hektarë pemishte me dredhëza dhe boronica në Komunën e Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në kuadër të projektit me bashkëfinancim “Ngritja e pemishteve me pemë të imta – dredhëza dhe...

MKRS-ja thërret konferencë për media pas aktakuzës ndaj zyrtarëve të Urbanizmit në Prizren

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, do të mbajë një konferencë për medie në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj...

Lajmet e Fundit