1.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Ancelotti e pranon se i pëlqen sulmuesi spanjoll

Mes spekulimeve për transferimin e tij, Ancelotti e pranon se i pëlqen sulmuesi spanjoll.

Carlo Ancelotti ka pranuar se ai është një tifoz i sulmuesit të Espanyolit, Joselu Mato, mes spekulimeve se Real Madridi është i interesuar për të nënshkruar me të në afatin e verës.

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi, i cili mund të jetë ndihmesë e Karim Benzemas, i cili vuajti nga lëndimet këtë sezon, transmeton Gazeta Express.

Joselu u përmend si një nga opsionet e mundshme. Spanjolli është golashënuesi i tretë më i mirë këtë sezon në La Liga, me 16 gola.

Ancelotti, i cili u paraqit sot në një konferencë për media, pranoi se do të kërkojnë një sulmues këtë verë.

“Ne po shikojmë, do të punojmë për të përmirësuar skuadrën, por nuk dua të flas për emra, nuk më duket e drejtë. Ka shumë lojtarë të përfshirë tani, në sfida të rëndësishme”, tha ai.

I pyetur për Joselun në veçanti, Ancelotti pranoi se i pëlen ai, por nuk shtoi diçka më shumë, teksa përmendi edhe disa sulmues tjerë.

“Më pëlqen Joselu, por edhe të tjerë… Aspas, Morata, të flasim për sulmuesit spanjollë. Sepse ajo që ju pëlqeni është se ata shënojnë gola”, deklaroi Ancelotti.

Mundësia që 33-vjeçari të largohet gjatë verës duket e madhe, pasi Espanyoli po rrezikon të bie nga elita e futbollit spanjoll.

Nënshkrimi me Joselu mund të mos jetë emri më magjepsës për madrilenët, por ai tashmë ka dëshmuar aftësinë për të shënuar gola.

Joselu me Espanyolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 6 milionë euro.

Më Shumë

Fest 63 – Mbyllet nata e parë! Spektakël, mesazhe të fuqishme sociale. Publikohet juria

Nata e parë e Festivalit të 63të të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta Fest 63 shfaqi...

Prizren/Avokati Asdren Mekaj shpallet i pafajshëm, lirohet nga akuzat për “detyrim”

Avokati Asdren Mekaj është liruar nga të gjitha akuzat që rëndonin mbi të lidhur me veprën penale “detyrim”. Aktgjykimi lirues është shpallur sot në Gjykatën...

Lajmet e Fundit