8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Ancelotti gjen portierin e ardhshëm të Napolit

Me ardhjen e Ancelotti si trajner, Napoli nis të ketë ëndrra të mëdha në merkato dhe është në kërkim të një portieri në gjendje të zëvendësojë Reina.

Çështja e portierit është prioritet dhe në orët e fundit ka dalë në skenë një emër i rëndësishëm: Alphonse Areola.Portieri i Paris SG do të përfundojë në stol, në momentin që Buffon do të shkojë në Francë dhe Ancelotti ka shumë besim tek ai, duke qenë se ka qenë trajneri i parë që i dha mundësinë të luajë poshtë Kullës Eiffel, në vitin 2012.

Bisedimet kanë nisur dhe De Laurentiis është gati të plotësojë dëshirën e trajnerit. Nuk duhen lënë pas dore dhe dy pista të tjera që çojnë te Rui Patricio dhe Leno.

Napoli ka qenë shumë pranë portierit të Sporting Lisbonë, pas takimit me De Laurentiis dhe menaxherit të tij Mendes në muajin e kaluar, ndërsa numri 1 i Bayern Leverkusen ka qenë prej kohësh i preferuari i Napoli, por është i shtrenjtë.

Më Shumë

Dervish Salihu i Lugishtës së Hasit-figurë e shquar kombëtare

Dervish Salihu (Salih Muçaj), i Lugishtës së Hasit, ështëpadyshim një nga figurat e rëndësishme të Lëvizjës Kombëtare Shqiptare, të pjesës së dytë të shekullit...

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Lajmet e Fundit