5.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Andy Finney, ushtari britanik i UÇK-së (Foto)

Personi në fotografi, në të djathtë ishte ushtar i UÇK-së, por më ndryshe nga shumë të tjerë. Ai ishte britanik.

E kishte emrin Andy Finney. Kështu bën të ditur faqja Shqiptaro-Amerikanët e UÇK-së.

“Në luftën e UÇK-së morën pjesë dhe luftuan me trimëri e nder edhe shumë joshqiptarë. Në këtë foto janë ushtari i ‘Atlantikut’ Muhamet Kuka (majtas) dhe Andy Finney, i cili kishte lënë jetën e mirë në Britaninë e Madhe dhe ishte nisur në ndihmë shqiptarëve pasi kishte parë kriminelin Milosevic tek vriste fëmijë, pleq dhe gra të pambrojtura shqiptare”.

“Si e arsyetojnë, (ende edhe sot!!!), disa shqiptarë mospjesëmarrjen në luftën çlirimtare kur njerëz nga kombe tjera nuk hezituan të luftojnë për lirinë tonë?! Si kanë fytyrë disa shqiptarë dhe kuazishqiptarë sot të shajnë UÇK-në dhe luftën e lirisë sonë?!

Vështirë e kuptueshme kur disa të huaj edhe ranë për popullin shqiptar! Apo jo?”, shkruan administratori i kësaj faqeje.

Më Shumë

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Lajmet e Fundit