11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Mustafa: Vendimet e njëanshme të Kurtit qojnë në prishje të koalicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar si shkelje të marrëveshjes së koalicionit nga ana e kryeministrit Kurti, shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të punëve të brendshme.

Mustafa ka thënë se një vendim i tillë është i papranueshëm për të dhe LDK-në, raporton “Zëri.info”.

“Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Kësisoj Mustafa ka thënë se nuk i pranon këto veprime të Kurtit dhe se nëse vazhdon të veproj në mënyrë të tillë, të njëanshme, siç e quan ai, atëherë koalicioni nuk do ta ketë jetën e gjatë.

“Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike.

Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.

Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, ka thënë Mustafa./Zëri

Më Shumë

Vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në oborrin e SHMU "Gani Saramati" në Prizren. Gjatë këtyre punimeve, janë ndërtuar parkingje të reja,...

Sulmohet me mjete të mprehta një person në Prizren

Një person është sulmuar me mjete të mprehta në Prizren. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor . “Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që pas një mosmarrëveshje...

Lajmet e Fundit