Annie Ernaux fiton çmimin “Nobel” për letërsi

Ndarja e çmimeve Nobel  po vazhdon që disa ditë me radhë. Pas atij të mjekësisë, fizikës dhe Kimisë sot erdhi momenti i ndarjes së çmimit Nobel në Letërsi, një fushë ku edhe interesi jonë është shumë më i madh pasi shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është një prej kandidatëve potencial tash e disa vite, shkruan KultPlus.

Çmimi Nobel për Letërsi për këtë vit shkon për shkrimtaren franceze, Annie Ernaux.

Ernaux beson në forcën çliruese të shkrimit. Puna e saj është pa kompromis dhe e shkruar në gjuhë të thjeshtë, e pastruar.

Annie Ernaux (emri i lindjes Annie Duchesne; lindur më 1 shtator 1940) është një shkrimtare dhe profesoreshë franceze e letërsisë. Vepra e saj letrare, kryesisht autobiografike, mban lidhje të ngushta me sociologjinë. Ernaux u nderua me Çmimin Nobel 2022 në Letërsi “për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën ajo zbulon rrënjët, largimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale”.

Çmimi është vendosur nga Akademia Suedeze, një grup prej 18 personash që përbëhet nga shkrimtarë, gjuhëtarë, studiues të letërsisë, historianë dhe një jurist të shquar.

Ky është çmimi më prestigjioz i letërsisë në botë, me fituesin merr rreth 900 mijë euro./KultPlus.com

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit