Anton Quni i gatshëm ta pranojë kandidaturën për kryeministër

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, nuk do të refuzonte kandidaturën për kryeministër të Kosovës, nëse subjekti i tij politik e propozon për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshme.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm për sfida të reja dhe asnjëherë nuk iki nga përgjegjësit ”, tha Quni për “PrizrenPress”.

Sipas tij, LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“LDK-ja ka struktura të konsoliduar mirë. Është parti serioze dhe gjithmonë e gatshme për ballafaqim me zgjedhje”.

Quni në qeverinë e Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit ka mbajtur postin e ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ai vlerëson se qeveria e Hotit ka bërë punë të mëdha.

“Qeveria e Hotit ka bërë përpjekje që t’i dalë në ballë kërkesave të qytetarëve”.

“Ishte mandat i shkurtër dhe qeveria u përball me situatë tejet të rend si rezultat i pandemisë. Megjithatë, qeveria ka bërë përpjekje maksimale t’i dalë balle nevojave dhe kërkesave të qytetarëve”, shprehet Quni./PrizrenPresscom/

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit