Vdes një person në Suharekë, Policia po i heton rrethanat

Një person nga Suhareka është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Sopijë të Suharekës, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Po ashtu, bëhet e ditur se viktima është gjetur nga familjarët, derisa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitet relevante policore si dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkaq rasti po hetohet nga organet kompetente si “Vdekje e dyshimtë”./Express/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit