4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Anton Quni për Nderim Gashin: E meriton besimin, prandaj votojeni !

Nderim Gashi garon për kuvendar të Prizrenit, në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ai është pjesë e listës së LDK-së dhe mban numrin 4.

Kandidati i këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, kërkon nga qytetarët që të votohet Nderim Gashi.

Sipas tij, Gashi e meriton besimin për Kuvend.

Postimi i plotë

– Ishte këshilltari im sa drejtova Ministrinë e Mbrojtjes, ka mbaruar studimet për Juridik dhe aktualisht është sekretar i Degës së LDK-së në Prizren.
Në këto zgjedhje, ai po garon për një ulëse në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

– Nderimi, një jetë të tërë ia ka kushtuar familjes tonë politike, aktiviteti i tij daton që në moshë të hershme nëpër organizimet pa fund të FR.

Është i qetë, i prajshëm, fjalëpak e punëtor i madh, loyal dhe i përkushtuar, me dashuri e besim të madh në vlerat dhe platformën e LDK-së, po punon e angazhohet për fitoren tonë të madhe.

I bindur se; rikthimi i madh i Lidhjes do të fillon nga qyteti i Lidhjes, Nderimi kërkon besimin tuaj për një mandat si Kuvendar, me zotimin se do angazhohet me përkushtim për të shtyer përpara realizimin e projekteve tona për të mirën e përgjithshme, duke u bërë zë i kerkesave të banorëve të lagjes Ortakoll dhe të qytetarëve gjithandej komunës.
Ai është vlerë e shtuar në listën tonë, që është më e mira në këtë garë, dhe meriton besimin tuaj!

Nderim, të ectë mbarë kjo sfidë!
#LDK160
#VotoniPërVlera
#PërPrizreninQëDuam

Sponsorizim

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Më Shumë

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Lajmet e Fundit