12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Anton Quni takohet me Vjosa Osmanin

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni është takuar sot me kryetaren në detyrë të Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani me të cilën ka biseduar në lidhje me situatën emergjente në vend si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe nivelit përgatitor të FSK-së për të përmbushur detyrat në asistimin e autoriteteve civile.

Mbikëqyrja demokratike dhe kontrolli civil janë parakusht i angazhimit të drejtë të FSK-së. Niveli profesional i njësive të FSK-së janë garanci për përmbushjen e çdo detyre brenda misionit të saj, shkruan ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Me kujdes, me higjienë të shtuar e pa panik dhe duke qëndruar së bashku do ta fitojmë edhe betejën me pandeminë Covid19”, porosit mini stri Quni.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

Lajmet e Fundit