4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Antonio Conte mund të përfundojë te Chelsea

Chelsea po shqyrton afrimin në stol të ish-trajnerit Antonio Conte, thonë raportet nga ishulli.

Legjenda e bluve dhe ish-trajneri i “Stamford Bridge”, Frank Lampard do të marrë detyrën e përkohshme deri në fund të sezonit, por klubi tashmë ka filluar të bisedojë me kandidatët për rolin e përhershëm, pasi ka folur me Luis Enrique të mërkurën.

Chelsea gjithashtu planifikon të flasë me Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino, të cilët si Enrique janë pa punë, por “The Independent” raporton se ish-trajneri i tyre Conte është një tjetër menaxher me të cilin pronarët e klubit dëshirojnë të flasin.

Conte, i cili udhëhoqi Chelsea-n drejt titullit të Premier League në 2017, u largua nga rivalët e tyre londinez Tottenham vetëm javën e kaluar.

Raporti pretendon se kontaktet janë bërë përmes ndërmjetësve, me hierarkinë e Chelsea-t që e shohin italianin si një fitues që mund të gjente strukturë brenda një skuadre të fryrë.

Conte, 53 vjeç, gëzoi sukses të jashtëzakonshëm me Chelsea-n në sezonin e tij të parë, duke tronditur për pak kohë futbollin anglez me një formacion 3-4-3 që i pa blutë drejt titullit të Premier League. Sezoni i tij i dytë u dëmtua nga mungesa e harmonisë së skuadrës dhe mosmarrëveshjet me hierarkinë, veçanërisht mbi objektivat e transferimeve dhe financat, megjithëse ata fituan Kupën FA.

Spekulimet vijnë mes lajmeve se Lampard pritet të kthehet në karrigen e menaxherit të Chelsea-t, vetëm disa muaj pasi u shkarkua nga Everton, pasi kishte kaluar 12 muaj në krye në Merseyside.

Golashënuesi rekord i Chelsea-t dhe ish-menaxheri pa një paraqitje sterile kundër Liverpool-it në “Stamford Bridge” të martën mbrëma.

Chelsea bëri një përparim në negociatat me Lampard të mërkurën pasdite duke çuar në besimin se ai mund të jetë në krye për vizitën e së shtunës në Premier League te Wolves, e cila pasohet nga ndeshja e parë e një çerekfinaleje të Champions League kundër Real Madrid-it në “Bernabeu” të mërkurën e ardhshme. Albanian Post

Më Shumë

Lajmet e Fundit