Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, të marrë në shtator të vitit 2020, me të cilin e kishte dënuar me burgim të përjetshëm ish-rreshterin e Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, për vrasje të rëndë dhe manipulim me prova.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
“Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e të pandehurit Sh.S. Ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prizren, i datës 20.09.2020 është vërtetuar.”, thuhet në përgjigjen e tij për “Betimi për Drejtësi”.
Aktakuza për këtë rast ishte ngritur më 31 maj 2019, nga Prokuroria Themelore në Prizren me arsyetimin se zyrtari policor Shefki Spahiu, më 17 mars 2019, në Suharekë, në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, me dashje dhe në mënyrë dinake privon nga jeta punëtorin e kazinosë, Jetmir Aliaj.
Firma “Lona Al- Plast” në Prizren shpall konkurs për vende të lira të punës
Sipas aktit akuzues, Spahiu qëndroi npasi ë kazino, papritur, duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock”, të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës.
Ndërsa sipas pikës së dytë të aktakuzës, Spahiu akuzohet se pas kryerjes së vrasjes, kishte hyrë në dhomën ku kanë qenë të vendosura pajisjet e kamerave të kazinosë dhe kishte shkatërruar, dëmtuar dhe fshehur provat, me qëllim të pa mundësimit të shfrytëzimit të dëshmive në procedurë zyrtare.
Në aktakuzë thuhet se polici kishte marrë dy shtëpiza të kompjuterit, duke i larguar dhe demoluar kabllot, dy UPS dhe të gjitha këto i kishte vendosur në bagazhin e automjetit të cilën e kishte parkuar prapa kazinosë, ku pas largimit këto dëshmi i kishte hedhur në lumin Taplluha, në dalje të fshatit Neprebisht të Komunës së Suharekës. /BetimipërDrejtësi