12.1 C
Prizren
E hënë, 28 Prill, 2025

Apokalips natën e mirë

Enver Sulaj

Fundi i botës vjen kur thahet bari
-tha dikush në mes të dimrit
Kur shterojnë krojet e sytë pikojnë lotin sa grushti
-ky është fundi i botës tha dikush në kokërr të shiut
Kur ngordh kafsha e fundit, është shenjë ogurzezë

Se fundi i botës nuk është larg as sa qimja e flokut
Kur s’ke bukë për të ngrënë, kur buzët e shkrumbuara
digjen në pritje-ky është fundi i botës
-tha i braktisuri nga kafeneja e prostitutave

Ç’fis i pashpirt paskan qenë majat kur thanë se fundi pritet sonte
Unë s’po e shoh askund fundin e botës
Veç fundin e ditës që po m’i mbyll sytë
Unë po shtrihem të fle

Nesër nëse nuk zgjohem
atëherë ky është fundi i botës sime
Secili kemi një botë
E bota na ka ne

Të gjithë ecim rrugëve
Që ndriçohen me rrufe
Po më deshe-ja ku më ke…
Apokalips, natën e mirë…

Enver Sulaj

21 dhjetor 2012

Më Shumë

Përurohet ura në Rogovë të Hasit, Kurti: Lajm i mirë për hasjanët

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përuruar urën në Rogovë të...

KKSB-ja në Dragash kundërshton AROG FEST-in: Rrezik për ndjeshmërinë kombëtare dhe harmoninë sociale

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Dragashit ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mbajtjes së manifestimit AROG FEST, i cili është planifikuar...

Lajmet e Fundit