16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Isa Mustafa: Ja pse e bëmë koalicionin me PDK-në

Isa mustafaaaaKryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka treguar se koalicioni ndërmjet PDK-LDK përfaqëson votën e shumicës së qytetarëve të Kosvoës.

Mustafa në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar ndër të tjera se deputetët nuk kanë ardhur në Kuvendin e Kosovës për tu hakmerrur me të kaluarën.

Ja postimi origjinal:

Qytetarë të nderuar,

Punët e shtetit dhe interesat shtetërore kanë më shumë peshë sesa mospajtimet dhe rivalitetet e brendshme për çështje të caktuara. Dikush duhet të qeverisë me Kosovën, dhe këta dikush janë LDK, PDK, VV, AAK, Nisma dhe partitë që përfaqësojnë popullatën joshumicë. Asnjëri nga ne nuk i kishim votat e mjaftueshme për të qeverisur të vetmit me vendin. Por të gjitha këto parti morën besimin e caktuar nga qytetarët e Kosovës për të qeverisur. Dhe nuk mund të thuhet se një subjekt të caktuar apo një koalicion nuk e dëshirojnë qytetarët. Qytetarët e dëshirojnë një parti apo një koalicion për aq sa i japin vota, kjo është gjuha e votës dhe gjuha e demokracisë. Unë dhe LDK respektuam këtë logjikë, respektuam votat që i morëm nga qytetarët tanë si subjekt politik dhe mbesim konsekuent se do t’i përmbushim premtimet që atyre ua dhamë, por respektuam edhe votat që i morën subjektet e tjera politike, përfshirë në rend të parë PDK-në me subjektet e koalicionit parazgjedhor.

Koalicioni PDK-LDK përfaqëson votën e shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe neve kemi për detyrë që këtë vullnet ta bëjmë realitet. Qytetarët kanë përkrahur programet e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit; qytetarët kanë përkrahur premtimet për forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qytetarët kanë përkrahur integrimet evropiane dhe euroatlantike, qytetarët kanë përkrahur marrëdhëniet speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kemi një kabinet qeveritar me njerëz të arsimuar mirë, me njerëz me integritet personal të pa implikuar në krime dhe veprime kriminale, prandaj pse mos të kemi besim se do t’ia dalim së bashku të arrimë të gjitha ato qëllime që na bashkojnë neve dhe qytetarët të cilët na kanë votuar.

Konsideroj se deputetët tanë nuk kanë ardhur në Kuvend që të hakmerren për të kaluarën. Kujtojmë ikonën e shtetësisë së Kosovës, Nekibe Kelmendin, të cilës bandat serbe ia masakruan dy djemtë dhe burrin dhe ajo për interesa të shtetit të Kosovës ishte në gjendje të ulej e të bisedonte me serbet, këtu në Kuvend dhe në institucionet ndërkombëtare. Kjo është madhështia e njeriut që interesat e shtetit i vë para vuajtjeve dhe të së kaluarës. Prandaj ata që kanë marrë përgjegjësi për të vendosur për këtë vend, nuk duhet që të vendosin me logjikën se kështu më kanë thënë fëmijët kur jam nisur nga shtëpia, apo kështu më kanë thënë prindërit kur dola nga dera.

Do të ishte një e arritur e madhe që Kuvendi dhe Qeveria të krijojnë kushte që drejtësia të japë vendimin saj. Në momentin që dikush ka pranuar të bëhet anëtar i Kuvendit, ka pranuar logjikën që institucionet e vendit të kryejnë punën e tyre përfshirë edhe drejtësinë, e jo që Kuvendi dhe në Qeveria të ndajë drejtësi për të kaluarën. Në anën tjetër, ndasitë tona janë shumë më të vogla sesa interesi ynë për të ndërtuar një shtet për të cilin janë martirizuar gjenerata të tëra. Unë kam besim të plotë që këtë do ta arrijmë.

Unë do ti duroj edhe sharjet edhe ofendimet edhe kritikat për t’ia bërë një të mirë këtij vendi. Për të hapur një vend pune, për të ndalur një vjedhje dhe një krim, për të ndalur një të ri që mos të shpërngulet nga Kosova…

Më Shumë

Kosova mposht Armeninë

 Franco Foda ka debutuar me fitore në krye të bankinës së Kombëtares së Kosovës. Dardanët mundën në udhëtim Armeninë, me rezultat 0-1, të enjten në...

Viniciusi i përlotur: Gjithnjë e më pak po e ndjej futbollin

Anësori brazilian, Vinicius Jr, ka thënë se çdo herë e më pak po e ndjen lojën e futbollit për shkak të sulmeve raciste që...

Lajmet e Fundit