“Arbana” e Prizrenit, si vendet e varfra të Afrikës

Berisha- lagjia arbanaKandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha i shoqëruar edhe nga bartësi i listës Osman Hajdari dhe kandidatja për asambleiste Albana Balaj, kanë takuar shumë qytetarë të lagjes “Arbana” të Prizrenit në shkollën “Ibrahim Fehmiu”.

Berisha tha se “Arbana” si lagje periferike e qytetit të Prizrenit ka nevojë për mbështetjen e institucioneve edhe për faktin se disa nga rrugët dhe rrugicat e kësaj lagje vazhdojnë t’i përngjajnë vendeve të varfra të Afrikës.

“Ju garantojmë se përveç infrastrukturës prioritet i yni do të jetë mirëqenia sociale, përmes krijimit të mundësive për investitorë vendorë e ndërkombëtar që të krijojmë vende pune ku do të punësohen të rinjtë e qytetit të Prizrenit e lagjes ‘Arbana'”, tha Berisha.

Ndërsa bartësi i listës, Osman Hajdari, i garantoi të pranishmit në këtë tubim se me ardhjen e BD-së në krye të Komunës së Prizrenit dhe kryetarit Zafir Berisha 120 të rinj do të punësohen qysh në 6 mujorin e parë përmes projekteve të veçanta në administratë, shëndetësi dhe arsim. Nërkaq, Albana Balaj, kandidate nga kjo lagje, u bëri ftesë qytetarëve të këtij lokaliteti që mos të humbin nga mundësia që të jenë pjesë e mbështetjes masive të Bashkimit Demokratik, parti kjo e cila garanton ndryshime pozitive në qytetin e Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Lajmet e Fundit