18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Krasniqi: Me Vetëvendosjen për bashkëqeverisje

Krasnqi-bardh te malishevesKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kandidatët për Asamblenë Komunale, kanë vizituar fshatrat Jançist dhe Bardh. Krasniqi tha se në qeverisjen e VV-së do të ndryshojë raporti qytetarë-pushtet.

“Deri tani kemi pasur pushtetarë me xhipa dhe të paprekshëm nga qytetari, ndërsa në qeverisjen tonë pushteti do të shihet vetëm si shërbim ndaj qytetarëve dhe përgjegjësia për sferën publike do të ngritet në nivelin më të lartë që ekziston”, u shpreh ai.

Për zhvillimin ekonomik të Malishevës, Krasniqi tha se VV-ja ka bërë planin veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe turizmit rural, si mundësi për të rritur punësimin dhe prodhimin vendas, përmes të cilave e shohin ngritjen e mirëqenies për qytetarët e Malishevës. “Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë edhe infrastrukturës, e veçanërisht rrugëve, sistemit të kanalizimeve dhe ujësjellësit, menaxhimit të mbeturinave dhe përmirësimit të hapësirave publike”, tha Krasniqi.

Ai u zotua se në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje! do t’i mbyllet dera politikës në shkolla dhe në institucionet e tjera publike, dhe do t’i jepet fund shantazheve e kërcënimeve politike, që janë vënë re këto ditë nga subjektet e tjera politike në pushtet. “Ne do të ndërpresim praktikat korruptive në tenderët publikë dhe asnjë investim në komunën e Malishevës nuk do të bëhet pa u diskutuar paraprakisht me qytetarët”, tha Krasniqi.

Krasniqi u bëri apel qytetarëve që të dalin në votime, duke ua bërë të ditur rëndësinë e madhe që përfaqëson modeli i ofruar nga Lëvizja Vetëvendosje!.

“Zgjedhjet e 3 nëntorit do të ndajnë përfundimisht kohën e keqqeverisjes për interesa të dy-tre personave në Komunë, me qeverisjen për qytetarët dhe bashkë me qytetarët, që do ta sjellë Lëvizja Vetëvendosje!. Ju bëjmë thirrje, që mbi të gjitha të dilni të votoni, që fitorja jonë të jetë sa më e madhe, dhe ndëshkimi për të korruptuarit e partive që kanë qeverisur deri tani të jetë sa më i merituar. Ju keni fuqinë për të ndryshuar gjendjen e mjerë në të cilën ndodhemi sot!”, përfundoi Krasniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmoi fizikisht fëmijën e fqinjit, policia arreston të dyshuarin në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi ka sulmuar fizikisht fëmijën e fqinjit. Rasti ka ndodhur të martën në ora 18:13...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit