1.1 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Arben Gashi: LDK është dëmtuar panevojshëm

Anëtari I LDK-së, Arben Gashi duke folur në Zonën B të Baton Haxhiut për zhvillimet e fundit tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka kryesi.

“LDK nuk ka kryesi për momentin”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Gashi tha se LDK-ja ka pasur zhvillime të ndryshme dhe qasja ndaj shoqërise civile dhe mediave nuk ka qenë e duhur.

“LDK-ja ka pasur zhvillime interesante, kuvendi i fundit ka pasur zhvillime të çuditshme“.

“Mediat dhe shoqëria civile është dashur të trajtohen si partner e jo të përjashtohen”.

Gashi ka shtuar se me LDK-në janë të lidhur ngërzitë, sepse LDK shihet si një frymë, si një shpresë, prandaj ka edhe shqetësime për zhvillimet.

”LDK-ja është koncept i përbashkët, është i shoqërisë civile i medieve i të gjithëve. Të gjithë shohin shpresë edhe për jetën e tyre. Prandaj edhe gazetarët shprehin mendimin e tyre sepse shqetësohen për këto zhvillime”.

“LDK-ja nuk është kompani private ku pronari i vendos rregullat, por është e mirë publike”, shtoi Gashi.

Procesi i LDK-së është dëmtuar panevojshëm, dhe largimi i diasporës nga kuvendi zgjedhor shihet si e pafalshme nga deputeti i LDK-së.

“LDK është dëmtuar panevojshëm, zoti Mustafa e ka pasur të sigurt vendin si kryetar, por është dashur të bëhet procesi me votë të mbyllur dhe me kundërkandidat”.

“Ka qenë një gabim i pafalshëm për delegatët nga diaspora, kanë qenë 5 delegatë dhe votimi i tyre ka qenë pothuajse jo i rëndësishëm në ndryshimin e rezultatit”. /Klan Kosova/

Më Shumë

Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që finalja e Kupës së Kosovës këtë sezon të zhvillohet në Rahovec. Sipas njoftimit...

Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë

Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta...

Pa pranga

Lajmet e Fundit