Ardian Ismajli zyrtarisht i Empolit, 13 shqiptarë të sigurt në Serie A

Ardian Ismajli pasditen e djeshme është zyrtarizuar tek Empoli. Mbrojtësi vjet ishte pjesë e Spezia dhe për 1 milion euro ka ndryshuar klub, ndërkohë që Serie A këtë sezon do të ketë plot 13 shqiptarë.

Te Empoli Ismajli gjen Nedim Bajramin dhe Kristjan Asllanin, ndërkohë që dy klube të tjera kanë po ashtu nga tre shqiptarë në përbërje.

Te Lazio janë Thomas Strakosha, Elseid Hysaj dhe Vedat Muriqi, pa llogaritur të rinjtë Ndreca e Shehu. Torino ka marrë Etrit Berishën këtë verë, i cili u bashkohet dardanëve Mërgim Vojvoda e Altin Kryeziu.

Pjesë e Serie A janë edhe mbrojtësit e spikatur, Berat Gjimshiti (Atalanta), Marash Kumbulla (Roma), Amir Rrahmani (Napoli) dhe Frederic Veseli, i cili është rikthyer në elitë me Salernitanën.

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit