Brenda javës një vetëvrasje dhe një tentim vetëvrasje në Suharekë

Shiriti i policiseGjatë javës që lamë pas në komunën e Suharekës, kanë ndodhur një vetëvrasje dhe një tentim vetëvrasjeje, u tha sot në takimin e rregullt për koordinim të sigurisë lokale.

Sipas komandantit të stacionit policor në Suharekë, major Arsim Berisha rasti i parë ka ndodhur në fshatin Maçitevë, ku një i ri i moshës 24 vjeçare me një armë gjysmë automatike ka bërë vetëvrasje. Trupi i tij i pajetë është gjetur 500-600 metra larg shtëpisë së tij, ndërsa pas obduksionit është vërtetuar se ka bërë vetëvrasje. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Suharekë, një femër e moshës rreth 60 vjeçare, ka tentuar të bëjë vetëvrasje pas një mosmarrëveshjeje me bijën e saj.

Në këtë takim të cilin e kryesoi nënkryetari i komunës Rexhep Kuçi, u fol edhe për punët dhe aktivitetet që po bënë komuna në realizimin e projekteve të parapara për këtë vit si dhe rreth takimeve që po organizohen në zyrën e kryetarit dhe jashtë saj.

Më Shumë

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Lajmet e Fundit