Ariu zbret në lagjen e qytetit të Prizrenit, dëmton dele e pula

(E plotësur)

Ariu nuk ndalet.

Ai, mbrëmë ka zbritur në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.

Ka mbytur disa dele dhe pula.

Banorët e kësaj lagjeje, thonë se ndjehen të frikësuar nga ariu.

“Ka bërë dëme më shumë në pula”, tregojnë ata për “PrizrenPress”.

Përveç në “Tusuz”, ariu mbrëmë për të dytën herë ka sulmuar edhe një fermë, e cila ndodhet në afërsi të ish-fabrikës “Farmakos” në Prizren.

Hysen Rrapin tregon se ari mbrëmë ia ka mbytu dele.

Ariu i Prizrenit është bërë temë e “debatit” në këtë qytet.

Qytetarët presin që institucionet të marri një vendim për të zgjidhur këtë çështje./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit