Armë si në kohë lufte

A.Z. tradicionalisht ka mbajtur një armë në shtëpinë e tij.

Ai thotë se edhe para tij, babai dhe gjyshi kanë mbajtur armë ilegale, prandaj e konsideron si traditë mbajtjen e një pushke në shtëpi.

“Nga Lufta e Dytë, babai ka mbajtur pushkë të konservuar nën shkallët e drurit në shtëpinë e vjetër. Në luftën e UÇK-së e kemi nxjerrë dhe ka qenë jashtëzakonisht e përdorshme. Prandaj sa e kemi “dreqin kojshi” pushkën gati duhet ta kemi”, deklaroi plaku 60-vjeçar, i cili thotë se asnjëherë nuk ka gjuajtur me të, edhe atëherë kur i ka fejuar e martuar djemtë.

“Pushka që nxirret në çdo aheng, nuk është e jotja. Prandaj si të tillë do ta mbajë”, thotë A.Z, i cili në shtëpi mban edhe një çifte, me leje të Policisë.

Ndryshe, në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbi 5700 qytetarë të Kosovës kanë leje për mbajtjen e armëve, ndërsa numri i atyre që mbajnë armë “pa leje” është shumëfishë më i madh./zeri/

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit