22.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Arrestime dhe konfiskim të drogës në Prizren

Katër persona janë arrestuar për posedim të drogës në Prizren.

Arrestimi i tyre dhe konfiskimi i drogës është bërë në katër lokacione, gjatë një aksioni të policisë.

Komunikata e policisë

• Rr. “Ali Ibra”, Prizren 12.12.2019-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 101.7 gramë, një grinder, një peshore, para 30 euro dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

• Rr. “Zybejda Hanëm”, Prizren 12.12.2019 – 08:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 94.1 gramë dhe një telefon celular. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar nga i cili janë konfiskuar 35 qese plastike me gjithsej 27.01 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë të cilat ia kishte dhënë për t’i ruajtur i dyshuari i parë. I dyshuari i dytë pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. “Muharrem Bajraktari”, Prizren 12.12.2019 – 08:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.9 gramë. Me urdhër të prokurorit i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. “Selver Maqkaj”, Prizren 12.12.2019 – 08:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.81 gramë. Me urdhër të prokurorit i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Kosovarët “vërshojnë” drejt bregdetit – kolona të gjata në kufi me Shqipërinë në ditën e parë të Bajramit

Dita e parë e Kurban Bajramit ka sjellë fluks të madh të qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar, duke shkaktuar kolona të gjata në pikën...

Stabilizohet gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Rahovecit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Rahovecit është aktualisht stabile....

Lajmet e Fundit