Arrestohen dy hajna në fshatin Zhur

Në fshatin Zhur të Prizrenit ka ndodhur një vjedhje e rëndë në një shtëpi. Policia e Kosovës njofton se dy persona në këtë shtëpi kanë vjedhur sasi ari në vlerë rreth 4800 €.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit dyshohet se me forcë kanë depërtuar në shtëpinë viktimës dhe kanë vjedhur një sasi ari në vlerë rreth 4800 €”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit