I frikësojnë fqinjët me armë, arrestohen dy persona në Suharekë

Dy persona janë arrestuar nga policia në Suharekë. Ata dyshohen për gjuajtje me armë me qëllim të frikësimit të fqinjëve.“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit me qëllim të frikësimit të fqinjit të tyre viktimës kanë shtënë me armë zjarri në ajër”, njofton Policia e Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zjarri gjysmë automatike me 15 fishek dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm”.

“ Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit