5.8 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Arrestohen gjashtë hajdutë të Zhupës

PoliciaKS-prangatSot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Prizrenit në bashkë koordinim me Policinë e Nën Stacionit Policor të Sreckës, kanë arritur t’i identifikojnë e më pas t’i arrestojnë gjashtë meshkuj, që të gjithë në cilësi të personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkë veprim kanë kryer vjedhje të rëndë në rajonin e Zhupës.

Të dyshuarit janë ndaluar tek “Ralini” përderisa po ktheheshin në qytet me dy vetura të cilat janë sekuestruar ngase dyshohet se të dyja kanë qenë të përfshira në vjedhje.
Krim teknika ka sekuestruar një sasi të metalit të bakrit, një pako me pije alkoolike. Disa shishe me parfume të ndryshme dhe disa vegla për të cilat dyshohet se i kanë përdorë të dyshuarit për thyerje të objekteve.

Ndaj të gjashtëve është shqiptuar masa e arrestit policor për 48 orët e ardhshme ndërsa provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të më tejme./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-vjeçar

Një aksident trafiku me pasojë vdekje ka ndodhur sot rreth orës 13:25 në dalje të qytetit të Gjakovës, në rrugën Gjakovë–Prizren, konkretisht në rrugën...

Ndalim prej 48 orësh për të gjithë të shoqëruarit për manipulim me vota në Prizren

Burime të besueshme bëjnë me dije se është konfirmuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të gjithë personat e shoqëruar sot në Polici,...

Lajmet e Fundit