1.8 C
Prizren
E premte, 12 Dhjetor, 2025

Arrestohen katër shqiptarë dhe një italiane

127755_14 shqiptarë dhe një shtetase italiane kanë rënë në pranga të forcave të policisë së Puglias në Itali, pasi po transportonin dy ton marijuanë në një gomone që vinte nga Shqipëria. Vlera e drogës së sekuestruar kapte shifrën 9 milionë euro.

Gjatë operacionit të zhvilluar nga forcat e policisë së Puglias në bashkëpunim me ato të Toskanës, u sekuestruan më shumë se 2 ton lëndë narkotike, 537 fishekë kallanishkovi të prodhuara në Bashkimin Sovjetik, dhe një pistoletë.

Policia bëri të mundur arrestimin e 5 personave në sajë të një përgjuesi të vendosur në mjetin e një shtetasi maroken me precedent penal. Nëpërmjet ndjekjes së automjetit të tij, u arrit të zbulohej vendi i dorëzimit të lëndës narkotike.

Menjëherë pas kapjes në flagrancë, policia arrestoi 4 korrierët shqiptarë, të moshës 23 deri në 37 vjeç, të cilët ishin pajisur me vizë turistike, dhe 42-vjeçaren italiane me banim në Romë.

Ndërkohë policia italiane po vijon hetimet për të zbardhur më tepër çështjen, dhe për të vënë përpara drejtësisë të arrestuarit.

Më Shumë

Patriot Behrami rikthehet në ring sot në Gjermani

Patriot Behrami rikthehet në ring sot në Gjermani. Pas 4 fitoreve me nokaut dhe asnjë humbje, ai synon fitoren e pestë radhazi. Përballë tij do...

Restaurohet plotësisht Shtëpia e Familjes Bërlajolli në Prizren

Një pjesë e çmuar e historisë së qytetit është rikthyer në funksion. QRTK në Prizren ka njoftuar se punimet restauruese në “Shtëpinë e Familjes...

Lajmet e Fundit