Tetë persona janë arrestuar në Prizren.
Ata dyshohen për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Komunikata e plotë
Me datë 22.8.2019, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër-kontroll në trembëdhjetë (13) lokacione, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe gjatë operacionit janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar:
Personat e dyshuar me iniciale janë:
• B. M., M/Sh/K i lindur më 1977
• F. K., ,M/Sh/K i lindur më 1998
• B. M., M/Sh/K i lindur më 1976
• F. H., M/Sh/K i lindur më 1976
• L. A., M/Sh/K i lindur më 1976
• A. K.,M/Sh/K i lindur më 1996
• A. B., M/Sh/K i lindur më 1983
• F. S., M /Sh/K i lindur më 1971
Gjatë kontrollit në tetë (8) lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi relevante:
-Pesë (5) shtëpiza të kompjuterit;
-Njëmbëdhjetë (11) telefona mobilë;
-Katërqind e tetëdhjetë e pesë (485) euro, dhe
-Tiketa të lojërave të fatit
Në lidhje me këtë operacion janë intervistuar personat e dyshuar, ndërsa për ecurinë e zbatimit të urdhër-kontrollit në vazhdimësi është informuar prokurori i shtetit dhe me vendim të prokurorit shtatë (7) nga personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë.
Në zbatim të urdhëresës kanë qenë të angazhuar zyrtarë policorë të njesive kompetente, të asistuar nga Drejtoria Rajonale e Prizrenit si dhe Njësia për Krime Kibernetike e Policisë së Kosovës.
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren do të vazhdojë me veprime hetimore në kompletim dhe referim të rastit në Prokurori.