Arrestohen tre persona në Prizren, një në Suharekë

arrestimi 2Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren e një në Suharekë.

Tri arrestime janë bërë me kërkesë të Gjykatës. Sipas policisë, njëri arrestim është bërë në rrugën “William Woker” në Prizren, i cili pas përfundimit të procedurave gjyqësore është liruar dhe tjetri në rrugën “Sheh Emini”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit.

Kurse, arrestimi i tretë u bë në fshatin Vraniq të Suharekës, që po ashtu është dërguar në vuajtje të dënimit.

Në rrugën “Bujtina” në Prizren, ndërkaq është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti ka dëmtuar lokalin e një pronari duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Lajmet e Fundit