8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Vetëm një trumpetist do t’i prijë Gardës së FSK-së

Trupa muzikore e FSKTrupa muzikore e Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk do të jetë e angazhuar si formacion komplet gjatë Paradës ushtarake që pritet të mbahet në pasditen e 17 shkurtit.

Në këtë manifestim dedikuar përvjetorit të shtetit, do të jetë i angazhuar vetëm një trumpetist i cili do të performon derisa të bëhen homazhe në vendet e caktuara sipas programit të Këshillit Organizativ ndërqeveritar: në varrezat e dëshmorëve të familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit në Prekaz dhe tek varri i ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

“Pjesëmarrja dhe shkalla e angazhimit të Trupës muzikore të FSK-së varen nga programi i Këshillit Organizativ ndërqeveritar për organizimin e manifestimit të shtatë vjetorit të pavarësisë. Ky program nuk e ka paraparë ndonjë angazhim më të madh të Trupës Frymore”, ka deklaruar për KultPlus, drejtori i departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.

Ai shtoi se, Garda Ceremoniale e FSK-së do të jetë e angazhuar gjatë tërë ditës ku shënohet përvjetori i shtatë i shtetësisë së Kosovës, për të bërë homazhe në institucionet shtetërore të vendit.

“Për manifestimin e shtatë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, do të jetë e angazhuar Njësia Ceremoniale e FSK-së në vendet ku do bëhen homazhet, në Kuvend të Kosovës dhe në Hotelin ‘Emerald’ ku do të jetë pritja zyrtare e organizuar nga Presidentja e Kosovës zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa”, ka pohuar Shala.

Një pjesë e trupës muzikore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është pjesë e Orkestrës Simfonike të Filarmonisë së Kosovës. Ata do të performojnë në mbrëmjen e së martës së 17 shkurtit nga ora 18:00, në sallën e quajtur Beethoven, të hotelit Emerald, ku do të luajnë veprat e kompozitorëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtar.

Në këtë koncert solemn përballë mysafirëve të shumtë, pastaj nomenklaturës politike vendase dhe korit diplomatik ndërkombëtar, Filarmonia e vendit do të interpretojë veprat muzikore shqiptare të kompozitorit Thoma Gaqi “Valle Simfonike”, Valon Beqirit “Në shpirtin e traditës” dhe Çesk Zadeja “Suitë simfonike” e marr nga muzika e filmit të famshëm kushtuar heroit kombëtar Gjerjgj Kastritoti Skënderbeu.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka deklaruar për KultPlus, se koncerti protokollar i institucionit kulturor të cilin e drejton ai do të jetë i organizuar nën patronazhin e Qeverisë së vendit, dhe do të jetë pjesa kryesore e manifestimi qendror-kulturor dedikuar përvjetorit të shtatë të shtetësisë së Kosovës.

Më Shumë

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Lajmet e Fundit