Arrestohet i dyshuari i katërt për vrasjen në tentativë në Mamushë

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar A.B (49-vjeçar), nën dyshimin për vrasjen në tentativë të ndodhur më 6 maj 2023, në Mamushë.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se sot, rreth orës 13:00, nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal të hetimeve të DRP të Prizrenit, është identifikuar dhe lokalizuar vendqëndrimi i të dyshuarit dhe më pas i njëjti është arrestuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Të dyshuarit A.B. i është gjetur ne posedim dhe me pas është sekuestruar nga krim tekniku në cilësinë e dëshmisë materiale një armë zjarri; Pistoletë model EKOL JACKAL dhe një karikator”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorin, me vendim të të cilit arma e zjarrit e gjetur në posedim tek i dyshuari është sekuestruar.

“Me aktvendim me shkrim të prokurorit, të dyshuarit A.B. i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë dhe kundër të njëjtit ngritët kallëzim penal”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit