3.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Arrestohet i dyshuari i tretë nga Atmaxha 

Policia e Prizrenit, ka arrestuar gjatë 24 orëve të fundit edhe të dyshuarin e tretë për grabitje dhe vjedhje të rënda në shumë lokacione të komunës së Prizrenit, Rahovecit dhe Gjakovës. Para një jave policia në rrugën e transitit në Prizren, kishte arrestuar dy të dyshuar për vjedhje si bashkëautor të arrestuarit të fundit A. Gashi ( 36 vjeç), ka bërë të ditur zyrtari për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, rreshter Vesel Gashi.

Rreshteri Gashi, tha se gjatë bastisjes së shtëpive të të arrestuarve janë sekuestruar gjësende të ndryshme si: teknikë e bardhë, kalorifer, TV Plazma, shumë mjete të punës për ndërtimtari dhe me vlerë të kushtueshme. Ai tha se gjatë arrestimit të të dyshuarit A.Gashi,është gjetur edhe një pistoletë, me ç’rast është bërë edhe sekuestrimi i armës, njoftoi rreshteri Gashi. Ftohen banorët e Lagjes “ Arbana” dhe asaj “ Jeta e Re” si dhe të fshatrave Landovicë,Atmaxhë, Gjonaj, Krajkë që të lajmërohen në polici për të marrë gjësendet e tyre, sepse autorët e dyshuar të vjedhjeve të rënda mendohet të kenë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale në këto lagje dhe vendbanime…/TVPZ/

Më Shumë

Hajdar Mallaku – Një jetë në shërbim të arsimit dhe letërsisë shqiptare

Prof. Dr. Besim Muhadri HAJDAR MALLAKU (1946) Mësuesi i përkushtuar, gjuhëtari dhe krijuesi i shquar i Hasit, Hajdar Mallaku, lindi më 20 dhjetor 1946 në Lagjen Mallak...

Nënshkruhet marrëveshja mes FBK-së dhe Rahovecit 029

Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja e organizimit të finales së Kupës mes FBK-së dhe Klubit Rahoveci 029. Rahoveci 029 është...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit