11.7 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Arrestohet i dyshuari në Prizren, tentoi t’ia grabiste 20 mijë euro një personi

Një i dyshuar është arrestuar sot nga policia në rrugën “Mark Kaqinari” në Prizren, ai kishte tentuar t’ia grabiste 20 mijë euro një qytetari i cili kishte provuar të këmbente monedha nga Franga në Euro në një këmbimore në qytet.

Kur viktima ishte duke i numëruar të hollat, i dyshuari i ka grabitur të hollat duke e goditur viktimën dhe ka filluar ikjen.

“Viktima kishte kërkuar ndihmë nga disa qytetarë për rreth të cilët menjëherë kanë reaguar dhe e kanë ndaluar të dyshimtin. Një patrulle policore kishte qenë afër vendit të ngjarjes e cila ka reaguar dhe menjëherë e ka arrestuar të dyshimtin. Në lidhje me rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim të personit të dyshimtë dhe i njëjti është ndaluar në afat prej 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Më Shumë

Përballjet e fundit para Final 4

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e fundit para Final 4 në Ligën Unike të Meshkujve. Dy ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, përkatësisht...

Nisin provat për shfaqjen “Pylli” në Teatrin e Prizrenit

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë filluar provat për shfaqjen më të re “Pylli”, me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji nga Florian...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit